Terapia me mikroshpime apo ajo e stimulimit të kolagjeni invasive minimalisht invasive, e padhimbshme, e cila stimulon shtresën e mesme të lëkurës, duke nxitur sintetizimin e kolagjenit dhe elastinës, strukturave mbështetëse të lëkurës, duke rigjeneruar lëkurën, duke e tonifikuar atë dhe duke eleminuar shenjat, njollat, gropezat apo cicatricet në lëkurë.

Kolagjeni në lëkurën tonë prodhohet vetëm nga fibroblastet, të cilat stimulohen nga mikroshpimet në mënyrë vertikale, duke rezultuar në lëkurë uniforme, të shëndetshme, të plotë, pa rrudha, pa vija dhe të tendosur.

Ky trajtim mund të kombinohet me koktejlet e vitaminave/mezoterapinë, plazmën autologe (PRP), apo me peeling për të fortifikuar efektin rigjenerues.

Rezultati do jetë rindertim kolagjeni, teksturë dhe cilësi e përmirësuar e lëkurës dhe shkëlqim mahnitës.

Trajtimi kryhet në zonën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë, por edhe në zonën abdominale mbi strijat apo cicatricet, apo njollat dhe pigmentimet në pjesë të ndryshme si këmbet, krahët apo shpina.

PRP (Platelet Rich Plasma)- Terapia me Plazmen e Pasuruar me Trombocite

Konsiston ne aplikimin me ane te shpimeve te vogla nen lekure te plazmes autologe, te perftuar nga centrifugimi i gjakut te vete pacientit me qellim trajtimin e rrudhave, rigjenerimin e lekures, permiresimin e tekstures se lekures, pershpejtimin e procesit te sherimit, korigjimin e cicatriceve pas djegies, post-traumatike apo post-akne si dhe ne trajtimin e renies se flokut.

Mund te aplikohet edhe ne kombinim me procedura te tjera si fijet rigjeneruese, mezoterapine, Dermapenin apo lazerin e fraksionuar, ne fytyre, qafe, dekolte apo zona te tjera te interesit ne trup, ekstremitete dhe lekuren e kokes.