KRIOTERAPI

Krioterapia është një procedurë e thjeshtë dhe mjaft efikase në trajtimin e shumë patologjive kutane, e cila utilizon azotin e lëngshëm në temperaturë -196 gradë Celcius, duke krijuar djegie të lehta, të kontrolluara në lëkurë, me qëllim eleminimin e verrukeve, kondilomave, fibromave, keratozave aktinike, keratozave seborrheike etj.

Nevojiten 1-5 seanca në varësi të patologjisë që trajtohet.