Dr. SiditaBoriçi
Sipas Dr. Sidita Boriçi “çdo lëkurë është unike dhe si e tillë kërkon një trajtim unik”.
Dr. Sidita Boriçi – Mjeke Dermatologe e specializuar në; Mjekesinë Dermo-Estetike dhe Përdorimin e lazerave në Dermatologji, Dermatoskopi e Diagnostikimin e Kancerit të Lëkurës, Trajtimin e semundjeve autoimmune bulloze të lëkurës.
Dr. Sidita Boriçi është diplomuar në Mjekësi të Përgjithshme – Dega Anglisht në Universitetin Marmara, Stamboll, Turqi, ku studioi në harkun kohor Shtator 2002- Qershor 2008. Pasi kreu me sukses provimet e USMLE (Step 1 – Njohuritë e Shkencave bazë në Mjekësi, Step 2 CK – Njohuritë Klinike, Step 2 CS – Aftësitë Klinike), u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’u akredituar nga Këshilli Amerikan i Akreditimit për të Diplomuarit në Mjekesi me certifikaten ECFMG, kriter për ushtrimin e profesionit të Mjekut në ShBA.
Në vitin 2011 fillon specializimin afatgjatë për Dermatologji dheVenerologji në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dhe më pas njihet me teknikat me bashkëkohore të diagnostikimit dhe trajtimit të Sëmundjeve të Lëkurës në Departamentin e Dermato-Venerologjisë, Fakulteti i Mjekësisë Cerrahpasa, Universiteti i Stambollit. Prej shtatorit 2014 ajo ka punuar pranë spitalit Hygeia.
Dr. Boriçi ka marrë pjesë në trajnime të vazhdueshme në fushën e Dermatologjisë Klinike dhe Dermo-Estetike, si dhe konferenca dhe simpoziume kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo është autore dhe bashkëautore e disa punimeve shkencore.
Trajnime dhe arritje
- Kongresi Ndërkombëtar i Dermatologjisë Kozmetike INDERCOS- 11-13 MARS 2022, Stamboll, Turqi.
- Aplikim për herë të parë në Shqipëri të preparateve biologjike në trajtimin e sëmundjeve autoimmune bulloze (Shtator – Tetor 2021).
- Kongresi i 30-të i EADV (Akademia Europiane e Dermato-Venerologjisë) – 29 Shtator – 2 Tetor 2021-kongres virtual.
- Aplikim për herë të parë në Shqiperi i Blefaroplastikës kimike (Prill 2021).
- Kongresi i 29-të i EADV (Akademia Europiane e Dermato- Venerologjise) – 29 -31 Tetor 2020 – Kongres virtual.
- Kongresi Boteror i Mjekësisë Estetike dhe Anti-Aging (AMWC) Monako (pjesëmarrje virtuale), Shtator 2021.
- Kongresi i 1-rë Botëror Virtual i Dermatoskopisë – Qershor 2021.
- Aplikimi i avancuar i fijeve tërheqëse në lëkurë – Akademia Erlamer – Pranë Dr. Ercin Ozunturk – Tetor 2020.
- 5CC -5 Kongresi i 13-të i 5 kontinenteve – Shtator 2020 – Kongres virtual.
- Master në aplikimin e fijeve APTOS – Edukim i vazhdueshëm virtual.
- Master në aplikimin e fijeve APTOS – Tetor 2019 – Tiranë.
- Kongresi i 28-të i EADV (Akademia Europiane e Dermato- Venerologjisë) – 13 – 17 Shtator 2019, Madrid, Spanjë.
- Kongresi Botëror i Dermatoskopisë, 14-16 Qershor 2018, Selanik, Greqi,
- Kurs trajnimi i avancuar i EADV për specialiste në përdorimin e lazerave në Dermatologji – Prill 2018, Trieste-Itali.
- Vlerësuar me çmimin e prezantimit më të mirë në trajtimet me lazer nga EADV, Prill 2018, Trieste-Itali.
- Seminari i avancuar në Dermatologji – Akredituar nga Weill Cornell College – Nëntor – Dhjetor 2017, Salzburg, Austri.
- Kurs trajnimi për specialiste në Dermatoskopi – Tetor 2017, Pragë, Republika Çeke.
- Kongresi i 26-tw i EADV (Akademia Europiane e Dermato – Venerologjisë) – 13-17 Shtator 2017, Gjeneve, Zvicër.
- Trajnim në përdorimin e lazerave në Dermatologji nga EADV – Shkurt 2016, Toulousë, Francë.
- Trajnim në Flebologji – Skleroterapi nga EADV – Nëntor 2016, Dusseldorf, Gjermani.
- Kurs trajnimi nga ESCAD (Shoqata Europiane e Dermatologjise Kozmetike dhe Estetike) – Trajtimet bashkëkohore të akneve, Piling Kimik, Terapia Fotodinamike – Maj 2016, Athinë, Greqi.
- EADV Simpoziumi i Pranverës – Maj 2016, Athinë, Greqi.
- Kongresi i EADV (Akademia Europiane e Dermato – Venerologjise) – 13-17 Shtator 2015 – Kopenhagen, Danimarkë.
- Trajtimi i Hiperhidrozes me Botox – Shtator 2015, Kopenhagen, Danimarkë.
- Trajnim në Plazmoterapi, Mezoterapi, aplikim i Acidit Hialuronik – Qershor 2015, Stamboll, Turqi.
- Seminari i Dermatologjisë, Salzburg – Weill Cornell – Nëntor 2014, Salzburg, Austri.
- Laboratorët Teoxane- Aplikimet Dermo – Estetike teAciditHialuronik – Mars, Tetor 2017, Tiranë.
- Kurs i avancuar në konceptet e reja të procedurave peeling dhe rigjenerimit estetik – Natinuel – Tetor 2016, Tiranë.
Publikime
- Vasili E, Boriçi S, Alia E, Cano E, Kuneshka L, Hoxha I. Konsumimi i alkoolit në pacientët me psoriasis dhe lidhja e tij me ashpërsinë e sëmundjes. Journal of Nutritional Therapeutics 2013; 2: 4045.
- Vasili E, Shkodrani E, Kuneshka L, Hoxha I, Boriçi S, Cano E, Bezati B. Njohuritë, përqasja dhe sjellja e popullsisë së Tiranës ndaj mbrojtjes nga dielli dhe përceptimi i tyre për melanomen. Bulletin of Medical Sciences 2013; 2: 108-116.
- Vasili E, Alia E, Boriçi S, Cano E, Zeneli A, Thaci A. Efikasitetit i përdorimit të acideve yndyrore omega – 3 te pacientët me psoriazë të lehte dhe të moderuar. Konferenca e 5-të Kombëtare e Dermato- Venerologjisë. Tiranë, 16.11.2013 (prezantim oral).
- Boriçi S, Agaoglu NB, Baykan OA, Agirbasli M. Matjet e presionit të gjakut dhe përmasat antopometrike të fëmijët dhe adoleshentët shqiptarë dhe turq. ActaCardiologica 2009; 64 (6): 747- 754.
