TRAJTIME TRUPI

Mezoterapia anti-cellulit, drenuese dhe tonifikuese me efekt lifting si dhe mezoterapitë kundër strijeve zënë hapësirë maksimale në gamen e trajtimeve të aplikuara në bark, kofshë, vithe apo krahë.

Aplikimi i substancave tonifikuese apo rigjeneruese të lëkurës aplikohet me anë të shpimeve apo me Dermapen/Dermaroller në varësi të problematikës që duam të trajtojmë.

Gjithashtu efektin e këtyre terapive mund ta maksimalizojme me anë të masazheve anti-cellulit, apo përdorimit të aparaturave me ultratinguj dhe radiofrekuencë.

Injektimi i substancave lipolitike bëhet me qëllim reduktimin e depozitave kokëforte dhjamore të akumuluara në trup në formë xhepash dhjamorë. Zakonisht nevojitet një seri seancash për të arritur efektin e dëshiruar.