Trajtimi me Botox apo toksinen botulinike
Trajtimi me toksinen botulinike është një procedure e thjeshtë mjeksore, e cila konsiston në injektimin e neuropeptideve direkt në muskujt përgjegjës për mimikën dinamike dhe jo vetëm, duke rezultuar mjaft efikas në trajtimin e rrudhave.
Këto neuropeptide janë proteina të toksinës botulinike të purifikuar, e cila shkakton relaksimin e muskulit me anë të bllokimit të impulseve midis mbaresës nervore dhe muskulit. Për këtë arsye trajtimi me Botox është mjaft efikas edhe në trajtimin e patologjive, apo gjendjeve që karakterizohen nga veprimi i muskujve hiperdinamikë apo hipertrofike si blefarospazmat (kontraktimi i shtuar i muskujve rreth syrit) dhe bruksizmit (kërcitjes se shtuar të dhëmbëve) në muskujt e nofullave, muskujt e qafës për Nefertiti lift, muskujt rreth buzëve, në mjeker, në korigjimin e buzëqeshjes, trajtimin e asimetrive në fytyrë por edhe për indikacione të tjera mjekesore si migrena, mialgjite dhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga kontraktimet muskulare.
Zonat e parapëlqyera për t’u trajtuar, me rezultate estetikisht të kenaqshme janë zona midis vetullave, balli dhe zona rreth syve, ku arrihet relaksimi i muskulatures dhe shtrirja e rrudhave.
Baby Botox
Ky trajtim konsiston në aplikimin e dozave të reduktuara të toksinës botulinike në të njëjtat zona ku aplikohet trajtimi standart, me qëllim parandalimin e rrudhave, të cilat nuk janë krijuar ende. Aplikohet rreth moshës 25 vjeç, por edhe me herët, sidomos tek individet me mimikë të theksuar hiperdinamike.
Preferohet si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt, duke rezultuar në lëkurë të shtrirë dhe plot shkëlqim.
Trendi më i ri në dermatologjinë estetike është fillimi i trajtimeve më herët dhe më shpesh, kur rrudhat nuk janë instaluar ende, për të relaksuar muskulin pa e paralizuar atë.
Nën efektin e toksinës botulinike, mimika e shprehur relaksohet, duke i lënë muskulit kohën e duhur për tu” ri-edukuar”.
Trajtimi i djersitjes së shtuar me Botox
Hiperhidroza apo djersitja e shtuar ne sqetulla apo pëllëmbët e duarve është një nga indikacionet e aprovuara nga FDA për trajtimin me toksinën botulinike tek individët që i vuajnë këto fenomene, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës dhe marrëdheniet shoqërore. Trajtimi është mjaft efikas me rezultate që zgjasin deri në 6 muaj.
Mesotox
Konsiston në aplikimin e dozave të vogla të holluara të toksines botulinike të aplikuara në mënyrë sipërfaqesore, jo direkte në muskul me qëllim reduktimin e poreve, reduktimin e skuqjes së tepërt në fytyrë dhe mirëmbajtjen e lëkurës dhe shkëlqimin e saj. Në ndryshim nga Glowtox, aplikohet me anë të ageve të vogla në derme.
Fillerat apo acidi hialuronik
Fillerat jane nje substance xhelatinoze e perbere nga acidi hialuronik, nje molekule e cila gjendet ne lekuren tone ne menyre natyrale, duke e mbajtur ate te hidratuar, te tendosur dhe voluminoze.
Perdorimi i fillerit na mundeson korigjimin e nje sere problematikash kozmetike si rrudhat, buzet e holla, asimetrite ne fytyre, cicatricet, volumin e humbur apo te munguar ne pjesen qendrore apo te poshtme te fytyres, zonen poshte syve apo zonen temporale.
Shpeshhere klientet/pacientet i frikesohen pamjes se fryre apo jo natyrale si pasoje e aplikimit te fillerit.
Ne kliniken tone fillerat aplikohen ne menyre te sigurte, efektive dhe sa me natyrale te mundshme si per te restauruar volumin e humbur dhe trajtimin e rrudhave, por edhe per te zbukuruar, konturuar dhe theksuar tiparet si buzet, mollezat, kendi i nofulles apo mjekra.
Mjekja jone kujdeset per te balancuar dhe harmonizuar gjithesine e fytyres, duke nxjerre ne pah me te bukuren e portretit, pa cenuar individualitetin dhe natyrshmerine e imazhit tuaj.
Hialuronidaza
Hialuronidaza eshte nje enzime e cila injektohet per te shkrire fillerat me permbajtje acidi hialuronik. Zakonisht gjen perdorim ne shperberjen e fillerit te padeshiruar, korigjimin e asimetrive pas aplikimit te fillerit apo ne trajtimin e komplikacioneve vaskulare.
Microneedling/Terapia me mikroshpime me anë të Dermapen 4
Terapia me mikroshpime apo ajo e stimulimit të kolagjeni invasive minimalisht invasive, e padhimbshme, e cila stimulon shtresën e mesme të lëkurës, duke nxitur sintetizimin e kolagjenit dhe elastinës, strukturave mbështetëse të lëkurës, duke rigjeneruar lëkurën, duke e tonifikuar atë dhe duke eleminuar shenjat, njollat, gropezat apo cicatricet në lëkurë.
Kolagjeni në lëkurën tonë prodhohet vetëm nga fibroblastet, të cilat stimulohen nga mikroshpimet në mënyrë vertikale, duke rezultuar në lëkurë uniforme, të shëndetshme, të plotë, pa rrudha, pa vija dhe të tendosur.
Ky trajtim mund të kombinohet me koktejlet e vitaminave/mezoterapinë, plazmën autologe (PRP), apo me peeling për të fortifikuar efektin rigjenerues.
Rezultati do jetë rindertim kolagjeni, teksturë dhe cilësi e përmirësuar e lëkurës dhe shkëlqim mahnitës.
Trajtimi kryhet në zonën e fytyrës, qafës dhe dekoltesë, por edhe në zonën abdominale mbi strijat apo cicatricet, apo njollat dhe pigmentimet në pjesë të ndryshme si këmbet, krahët apo shpina.
PRP (Platelet Rich Plasma)- Terapia me Plazmen e Pasuruar me Trombocite
Konsiston ne aplikimin me ane te shpimeve te vogla nen lekure te plazmes autologe, te perftuar nga centrifugimi i gjakut te vete pacientit me qellim trajtimin e rrudhave, rigjenerimin e lekures, permiresimin e tekstures se lekures, pershpejtimin e procesit te sherimit, korigjimin e cicatriceve pas djegies, post-traumatike apo post-akne si dhe ne trajtimin e renies se flokut.
Mund te aplikohet edhe ne kombinim me procedura te tjera si fijet rigjeneruese, mezoterapine, Dermapenin apo lazerin e fraksionuar, ne fytyre, qafe, dekolte apo zona te tjera te interesit ne trup, ekstremitete dhe lekuren e kokes.
KUJDES!!!
Rezultatet e trajtimit variojne sipas menyres se perftimit te gjakut, centrifugimit, tipit te centrifuges dhe tubave te perdorur, si dhe substancave te cilat aktivizojne trombocitet- qelizat me potencialin rigjenerues dhe sherues.
Ne kliniken tone kujdesemi t’iu sjellim protokollet me te avancuara te trajtimit me teknologjine avant-garde, me cilesine superiore te produkteve te perdorura, te aplikuara nga mjekja jone dermatologe.
Nese deshironi te rinoheni me ane te fuqise vetesheruese te gjakut tuaj kontaktoni ne sekretarine tone per te rezervuar takimin tuaj.
Trajtimi i rënies së flokut me PRP
Trajtimi me plazmen autologe per restaurimin e flokut i perdorur i vetem apo i kombinuar me terapi te tjera medikamentoze konsiston ne marrjen e nje sasie te vogel gjaku nga vete individi. Ky gjak centrifugohet dhe perzihet me substanca te cilat aktivizojne trombocitet apo qelizat qe mpiksin gjakun, duke nxjerre ne pah vetite e tyre sheruese nepermjet faktoreve te rritjes qe ato clirojne. Kjo plazem e pasuruar, e perftuar nga vete gjaku juaj injektohet direkt ne skalp, ne zonat ku floku eshte rralluar duke nxitur daljen e flokeve te rinj dhe forcimin e flokut ekzistent, te miniaturizuar.
Ky trajtim aplikohet edhe pas transplantit te flokut per te pershpejtuar daljen e flokeve te rinj dhe mirembajtjen e tyre ne vazhdimesi.
Aplikimi i plazmes se pasuruar me trombocite (PRP) kryhet me ane te shpimeve te vogla ne lekuren e kokes ose me ane te dermarollerit apo mikroshpimeve me aparatura.
Studimet e fundit tregojne qe trajtimi me PRP eshte trajtim mjaft efikas dhe i sigurte, pa efekte anesore dhe ka potencialin te permiresoje cilesine e jetes te individet qe vuajne nga renia e flokut.
Paraprakisht keshillohet konsulta me mjekun dermatolog, per te identifikuar shkakun e renies se flokut ne varesi te statusit klinik dhe ekzaminimive specifike si trikoskopia apo dermatoskopia e lekures se kokes.
Mezoterapia
Mezoterapia eshte nje procedure mini-invazive e cila konsiston ne injektimin e aminoacideve, peptideve, vitaminave, acidit hialuronik, substancave depigmentuese, tonifikuese, rigjeneruese dhe antioksidanteve direkt ne shtresen e mesme te lekures, perkatesisht ne derme, per ta ushqyer, rigjeneruar, tendosur dhe revitalizuar lekuren dhe rritur tonusin e saj.
Ky trajtim aplikohet per te trajtuar problematika te lekures si njollat, rrudhat, shenjat, leshimin e lekures, rrathet e erret te syve por edhe cellulitin, strijet dhe renien e flokut.
Aplikohet me ane te shpimeve me age shume te holla ne lekure ose me ane te pajisjeve me mikroage ultra te holla.
Skin boosters
Skin boosters jane filler apo mbushes dermale te cilet riperterijne lekuren duke permiresuar pamjen e saj, teksturen dhe ngadalesuar procesin e plakjes. Ndryshe nga fillerat, boosterat nuk konturojne apo volumizojne strukturat e fytyres, keshtu qe mund te aplikohen ne fytyre, qafe apo duar per nje lekure te mendafshte, te hidratuar dhe rrezatuese.
Ato perbehen nga molekula te acidit hialuronik, ne perqendrime te larta te cilat kur injektohen ne lekure nxisin prodhimin e kolagjenit dhe elastines, fibrat pergjegjese per rigjenerimin e lekures, duke balancuar lageshtine e lekures, duke e tendosur dhe forcuar ate. Rezultati do jete lekure e tendosur, vitale, e bute dhe plot shkelqim.
Injektimet lipolitike për double-chin
Injektimi i substancave lipolitike ( qe shkrijne dhjamin) ne zonen poshte mjekres behet me qellim reduktimin e depozitave kokeforte dhjamore te akumuluara te cilat krijojne mjekren e dyfishte. Per te arritur efektin e deshiruar nevojiten nje seri seancash.
Fijet rigjeneruese dhe tërheqëse me efekt lifting
Një nga metodat me efikase në tërheqjen dhe tendosjen e lëkurës, me efekt lifting, pa qenë nevoja e ndërhyrjeve kirurgjikale është edhe aplikimi i fijeve tërheqëse dhe biostimuluese kryesisht në fytyrë dhe qafe për të ripozicionuar indet e lëshuara dhe tendosur lëkurën.
Fijet biostimuluese vendosen poshtë lëkurës në numër të shumtë dhe gjenerojne kolagjen dhe elastine përgjatë muajve në vazhdim, efekt i cili rrit tonusin dhe tendosjen e lëkurës në mënyrë graduale; ndërsa fijet tërheqëse, të cilat ankorohen nën lëkurë, kanë efekt të menjëhershëm tendosës. Ato ripozicionojnë indet e lëshuara, duke krijuar efekt lifting.
Këto fije përbëhen nga materiale, të cilat nuk shkaktojnë alergji dhe janë të absorbueshme, pra që treten lehtësisht me kalimin e muajve.
Kandidatet më të përshtatshëm për trajtimin me fije janë individet rreth moshës 40 vjeç apo më shumë, femra apo meshkuj, individë me lëkurë, e cila ka humbur elasticitetin dhe ka shkaktuar lëshim në zona të caktuara si rrudhat anash hundës dhe gojës, zona e qafës por edhe për konturimin e mollëzave apo këndit të nofullës si dhe në moshat e reja për ngritjen e vetullës.
