Fillerat jane nje substance xhelatinoze e perbere nga acidi hialuronik, nje molekule e cila gjendet ne lekuren tone ne menyre natyrale, duke e mbajtur ate te hidratuar, te tendosur dhe voluminoze.

Perdorimi i fillerit na mundeson korigjimin e nje sere problematikash kozmetike si rrudhat, buzet e holla, asimetrite ne fytyre, cicatricet, volumin e humbur apo te munguar ne pjesen qendrore apo te poshtme te fytyres, zonen poshte syve apo zonen temporale.

Shpeshhere klientet/pacientet i frikesohen pamjes se fryre apo jo natyrale si pasoje e aplikimit te fillerit.

Ne kliniken tone fillerat aplikohen ne menyre te sigurte, efektive dhe sa me natyrale te mundshme si per te restauruar volumin e humbur dhe trajtimin e rrudhave, por edhe per te zbukuruar, konturuar dhe theksuar tiparet si buzet, mollezat, kendi i nofulles apo mjekra.

Mjekja jone kujdeset per te balancuar dhe harmonizuar gjithesine e fytyres, duke nxjerre ne pah me te bukuren e portretit, pa cenuar individualitetin dhe natyrshmerine e imazhit tuaj.