Trajtimi me toksinen botulinike është një procedure e thjeshtë mjeksore, e cila konsiston në injektimin e neuropeptideve direkt në muskujt përgjegjës për mimikën dinamike dhe jo vetëm, duke rezultuar mjaft efikas në trajtimin e rrudhave.Këto neuropeptide janë proteina të toksinës botulinike të purifikuar, e cila shkakton relaksimin e muskulit me anë të bllokimit të impulseve midis mbaresës nervore dhe muskulit. Për këtë arsye trajtimi me Botox është mjaft efikas edhe në trajtimin e patologjive, apo gjendjeve që karakterizohen nga veprimi i muskujve hiperdinamikë apo hipertrofike si blefarospazmat (kontraktimi i shtuar i muskujve rreth syrit) dhe bruksizmit (kërcitjes se shtuar të dhëmbëve) në muskujt e nofullave, muskujt e qafës për Nefertiti lift, muskujt rreth buzëve, në mjeker, në korigjimin e buzëqeshjes, trajtimin e asimetrive në fytyrë por edhe për indikacione të tjera mjekesore si migrena, mialgjite dhe dhimbjet e kokës të shkaktuara nga kontraktimet muskulare.
Zonat e parapëlqyera për t’u trajtuar, me rezultate estetikisht të kenaqshme janë zona midis vetullave, balli dhe zona rreth syve, ku arrihet relaksimi i muskulatures dhe shtrirja e rrudhave.
