Reduktimi permanent i qimeve të padëshiruara me lazer në klinikëen Tiaré realizohet me lazerin Candela GentleMax PRO, i cili është standarti i artë në epilimin e qimeve me lazer, duke u cilësuar si lazeri më i mirë në botë.

Epilimi me lazer është mënyra më e mirë dhe më efektive në reduktimin permanent të qimeve të padëshiruara pothuajse nga të gjithë pjesët e trupit. Gjatë trajtimit drita e lazerit përthithet nga qimja, e cila e tejçon energjinë deri tek bulbi i saj, ku ndodhen edhe melanocitet, qelizat që i japin ngjyrë qimes dhe janë shënjestër për dritën e lazerit, duke i shkatërruar këto të fundit me energjinë e emëtuar.

Trajtimi i qimeve me lazer është trajtim selektiv pasi lazeri emëton dritë të fokusuar, e cila përthithet vetëm nga rrenja e qimes, duke mbrojtur në këtë mënyre lëkurën dhe strukturat përreth.

Epilimi i qimeve me lazer është një procedure mjekesore, jo kozmetike dhe si e tillë mund të ketë edhe komplikacione të ndryshme, deri në permanente. POR, ky trajtim është mjaft i sigurtë nëse kryhet dhe mbikqyret nga profesionistë të trajnuar dhe me eksperiencë. Në Tiaré procesi i epilimit me lazer ndiqet dhe mbikqyret rreptësisht nga doktoresha jonë, e cila ka 10 vite eksperiencë në trajtimet me lazer me aparaturat Candela, në parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve.

Numri i seancave të epilimit me lazer është i ndryshëm për çdo pacient dhe varet nga tipi i lëkurës dhe lloji i qimës; përgjithesisht nevojiten 4-6 seanca për të arritur rezultatin e dëshiruar. Nese kemi të pranishme një problematikë hormonale, epilimi me lazer është me pak efikas dhe nevojiten numër më i madh seancash, prandaj konsulta paraprake me mjekun dermatolog është shumë e rëndësishme.

Cilësia e aparaturës së përdorur për epilimin së bashku me eksperiencën e mjekut mbikqyrës janeëdy faktorët determinantë në përcaktimin e numrit dhe rezultatin e seancave të lazerit.

Para trajtimit duhet të mos kryejmë shkuljen e qimeve për 4-6 javë, periudhë gjatë së cilës mund të perdorim briskun apo kremin depilator, në mënyrë që ditën e epilimit me lazer qimja të jetë 1 mm e dukshme dhe të gjitha qimet dhe rrënjet të jenë të pranishme. Gjithashtu duhet të shmangim aplikimin e kremrave, locioneve, parfumeve apo deodoranteve para seancës së lazerit.

Ngjyra e lëkurës duhet të jetë natyrale, e pa nxire, ne momentin e aplikimit te lazerit.

Ndjesia e dhimbjes gjatë trajtimit është minimale, në saje të gazit kriogjen dhe ftohjes së inkorporuar, të cilat mundësojnë freskimin e lëkurës gjatë trajtimit me lazer. Në lëkurat e ndjeshme dhe zonat delikate aplikohet krem mpirës 30 minuta para procedurës, për të rritur komoditetin gjatë trajtimit.

Menjëherë pas trajtimit lëkura paraqitet e skuqur dhe e enjtur për 2-3 orë deri në 24 orë pas trajtimit. Gjatë kësaj kohe duhet të shmanget aplikimi I kimikateve, kremrave, deodorantëve apo parfumeve si dhe banjot me ujë të nxehtë apo saunat, përveç kremrave rigjenerues të lëkurës të përshkruar nga mjeku.

Ekspozimi direkt në diell duhet të shmanget 4 javë para dhe pas seancës së lazerit. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet mbrojtja me krem dielli me faktor të lartë.

Zonat ku epilimi është më efikas janë këmbet, bikini, sqetullat, buza e sipërme, mjekra dhe parakrahet te femrat. Ndërsa zona e qafës, shpatullave, kraharori dhe kurrizi, si dhe abdomeni janë zonat më të preferuara për epilimin e qimeve me lazer tek meshkujt.