Dermatoskopia është një ekzaminim i avancuar jo-invaziv, e cila na lejon vizualizimin e zmadhuar dhe më të qartë të nishaneve por edhe elementeve infeksioze apo inflamatore të lëkurës, duke vënë në përdorim reflektimin e dritës në lëkurë, me qëllim diagnostikimin dhe monitorimin e tyre.

Roli i dermatoskopisë është i qenësishem në parandalimin dhe diagnostikimin e kancerit të lëkurës, duke mundësuar depistimin e hershëm dhe kurimin e plotë te tij.

Kontrolli periodik i nishaneve në klinikën tonë kryhet me anë të aparaturës bashkëkohore Heine Delta 30, e cila na mundëson dokumentimin dhe ruajtjen digjitale të imazheve dermatoskopike dhe krahasimin e tyre, me qëllim depistimin e hershëm të ndryshimeve mikroskopike të paperceptueshme nga syri i lirë. Nëse gjatë procesit të monitorimit evidentohen  ndryshime, nën gjykimin e mjekut dermatolog, bëhet heqja e nevusit-nishanit dhe dërgimi për kontrollin histo-patologjik.

Eksperienca dhe profesionalizmi i mjekut dermatolog- të specializuar dhe  trajnuar në Dermatoskopi së bashku me teknologjine inteligjente që fshihet pas aparaturës Heine Delta 30 mundëson detektimin e kancerit të lëkurës në fazat e tij më të hershme.

Ekzaminimi me dermatoskopi nuk emeton rrezatim kancerogjen apo rreze X, prandaj është mjaft i sigurtë per t’u kryer edhe nga të porsalindurit, fëmijët dhe gratë shtatëzena.