Trajtimi me Botox apo toksinën botulinike

Trajtimi me toksinen botulinike është një procedurë e thjeshtë mjekësore, e cila konsiston në injektimin e neuropeptideve direkt në muskujt pergjegjes për mimikën dinamike dhe jo vetëm, duke rezultuar mjaft efikas në trajtimin e rrudhave.

Keto neuropeptide jane proteina te toksines botulinike te purifikuar, e cila shkakton relaksimin e muskulit me ane te bllokimit se impulseve midis mbareses nervore dhe muskulit. Per kete arsye trajtimi me Botox eshte mjaft efikas edhe ne trajtimin e patologjive apo gjendjeve qe karakterizohen nga veprimi i muskujve hiperdinamike apo hipertrofike si blefarospazmat (kontraktimi i shtuar i muskujve rreth syrit) dhe bruksizmit (kercitjes se shtuar te dhembeve) ne muskujt e nofullave, muskujt e qafes per Nefertiti lift, muskujt rreth buzeve, ne mjeker, ne korigjimin e buzeqeshjes, trajtimin e asimetrive ne fytyre por edhe per indikacione te tjera mjekesore si migrena, mialgjite dhe dhimbjet e kokes te shkaktuara nga kontraktimet muskulare.

Zonat e parapelqyera per tu trajtuar, me rezultate estetikisht te kenaqshme jane zona midis vetullave, balli dhe zona rreth syve, ku arrihet relaksimi i muskulatures dhe shtrirja e rrudhave.

Baby Botox

Ky trajtim konsiston ne aplikimin e dozave te reduktuara te toksines botulinike ne te njejtat zona ku aplikohet trajtimi standart, me qellim parandalimin e rrudhave, te cilat nuk jane krijuar ende.  Aplikohet rreth moshes 25 vjec por edhe me heret sidomos tek individet me mimike te theksuar hiperdinamike. Preferohet si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt, duke rezultuar ne lekure te shtrire dhe plot shkelqim.

Trendi me i ri ne dermatologjine estetike eshte fillimi i trajtimeve me heret dhe me shpesh, kur rrudhat nuk jane instaluar ende, per te relaksuar muskulin pa e paralizuar ate.

Nen efektin e toksines botulinike, mimika e shprehur relaksohet, duke i lene muskulit kohen e duhur per tu” ri-edukuar”.

Trajtimi i djersitjes se shtuar me Botox

Hiperhidroza apo djersitja e shtuar ne sqetulla apo pellembet e duarve eshte nje nga indikacionet e aprovuara nga FDA per trajtimin me toksinen botulinike tek individet qe i vuajne keto fenomene te cilat ndikojne ne cilesine e jetes dhe marredheniet shoqerore.

Trajtimi eshte mjaft efikas me rezultate qe zgjasin deri ne 6 muaj.

Mesotox

Konsiston ne aplikimin e dozave te vogla te holluara te toksines botulinike te aplikuara ne menyre siperfaqesore, jo direkt ne muskul me qellim reduktimin e poreve, reduktimin e skuqjes se tepert ne fytyre dhe mirembajtjen e lekures dhe shkelqimin e saj. Ne ndryshim nga Glowtox aplikohet me ane te ageve te vogla ne derme.

Fillerat apo acidi hialuronik

Fillerat jane nje substance xhelatinoze e perbere nga acidi hialuronik, nje molekule e cila gjendet ne lekuren tone ne menyre natyrale, duke e mbajtur ate te hidratuar, te tendosur dhe voluminoze.

Perdorimi i fillerit na mundeson korigjimin e nje sere problematikash kozmetike si rrudhat, buzet e holla, asimetrite ne fytyre, cicatricet, volumin e humbur apo te munguar ne pjesen qendrore apo te poshtme te fytyres, zonen poshte syve apo zonen temporale.

Shpeshhere klientet/pacientet i frikesohen pamjes se fryre apo jo natyrale si pasoje e aplikimit te fillerit.

Ne kliniken tone fillerat aplikohen ne menyre te sigurte, efektive dhe sa me natyrale te mundshme si per te restauruar volumin e humbur dhe trajtimin e rrudhave, por edhe per te zbukuruar, konturuar dhe theksuar tiparet si buzet, mollezat, kendi i nofulles apo mjekra.

Mjekja jone kujdeset per te balancuar dhe harmonizuar gjithesine e fytyres, duke nxjerre ne pah me te bukuren e portretit, pa cenuar individualitetin dhe natyrshmerine e imazhit tuaj.

Hialuronidaza

Hialuronidaza eshte nje enzime e cila injektohet per te shkrire fillerat me permbajtje acidi hialuronik. Zakonisht gjen perdorim ne shperberjen e fillerit te padeshiruar, korigjimin e asimetrive pas aplikimit te fillerit apo ne trajtimin e komplikacioneve vaskulare.