Ky trajtim konsiston në aplikimin e dozave të reduktuara të toksinës botulinike në të njëjtat zona ku aplikohet trajtimi standart, me qëllim parandalimin e rrudhave, të cilat nuk janë krijuar ende. Aplikohet rreth moshës 25 vjeç, por edhe me herët, sidomos tek individet me mimikë të theksuar hiperdinamike.

Preferohet si nga femrat ashtu edhe nga meshkujt, duke rezultuar në lëkurë të shtrirë dhe plot shkëlqim.

Trendi më i ri në dermatologjinë estetike është fillimi i trajtimeve më herët dhe më shpesh, kur rrudhat nuk janë instaluar ende, për të relaksuar muskulin pa e paralizuar atë.

Nën efektin e toksinës botulinike, mimika e shprehur relaksohet, duke i lënë muskulit kohën e duhur për tu” ri-edukuar”.