Tiaré; Zona e sigurtë e bukurisë, shëndetit dhe mirëqënies së lëkurës

Tiaré është zona e sigurtë e bukurisë, ku përveç ruajtjes së natyralitetit, i kushtohet rëndësi e veçantë shëndetit dhe mirëqënies së lëkurës.

TIARE’ Dermatology Clinic ofron një gamë të gjerë trajtimesh dermo-estetike, duke filluar nga ato jo-invazivet, pa injeksione, pa kohe rekuperimi, të cilat mund të kryhen edhe në pushimin e drekës, deri tek trajtimet minimalisht invasive si mezoterapia, plazmoterapia, injektimi i Botox apo acidit hialuronik – fillerit, terapia me mikroinjeksione apo Dermapen, injektimi i substancave për shkrirjen e dhjamit në zona të caktuara, trajtimi i kapilarëve merimange, trajtimi i mykut të thoit me lazer si dhe trajtimet me lazer fraksional për rigjenerimin e lëkurës, trajtimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, cicatricet nga aknet, zvogëlimin e poreve të zgjeruara, si dhe heqjen e njollave apo nishaneve me lazer.

Nëse dëshironi një trajtim të thjeshtë rigjenerues për lëkurën tuaj mund të zgjidhni atë me Oxygeneo, teknologji inovative e patentuar në pastrimin e lëkurës, oksigjenimin, heqjen e pikave të zeza dhe hidratimin e saj në të njëjtën kohë me anë të super-serumeve ushquese dhe fuqisë rigjeneruese të oksigjenit, duke i dhënë lëkurës tuaj shkëlqim të menjëhershëm. Gjithashtu mund të zgjidhni një peeling kimik me acide frutash apo kombinime të acideve për të ripërtërirë si dhe për të trajtuar problematika të caktuara të lëkurës si njollat kafe, poret, aknet dhe pasojat e tyre, demtimet nga dielli, si keratozat aktinike apo thjesht mund të kryeni një Botox facial si glowtox.

Ju mund t’i dhuroni lëkurës një depo me koktejle vitaminash, antioksidantesh dhe substancash ushqyese për të patur pamje të çlodhur më anë të mezoterapisë apo mund të dëshironi të mirëmbani pamjen e re me injektimin e vetë plazmës së përftuar nga gjaku juaj. Mund të zhdukni në pak ditë rrudhat e ballit, rreth syve dhe relaksoni pamjen tuaj me Botox, si dhe mund të keni në çast buzë apo molleza dhe kend të nofullave të konturuara dhe të mbushura, trajtim të rrathëve të zinj poshtë syrit apo korigjim të defekteve me acid hialuronik të cilësisë së lartë.

Për të gjithë ato që kanë njolla të kuqe në lëkurë, të lindura apo të fituara, për kapilare të zgjeruar në fytyrë, hundë apo këmbë ne ofrojmë standardin e artë të trajtimit me lazerin Candela Gentle YAG.

Për të gjitha gratë dhe vajzat, por dhe meshkujt ne ofrojmë Epilimin me Lazer sipas standarteve më të larta dhe konform rregullave dhe kushteve të sigurisë, nën mbikqyrjen e ngushtë të mjekes tonë dermatologe, duke siguruar reduktimin permanent dhe efektiv të qimeve të padëshiruara pa kompromentim të lëkurës përreth, me lazer Nr. 1 në botë Candela GentleMax PRO.

Të gjitha trajtimet dhe procedurat realizohen nën kujdesin dhe mbikqyrjen e ngushtë të Dr. Sidita Boriçit, mjekes tonë dermatologe me mbi 10 vite eksperiencë në fushën e Dermo Estetikës dhe Dermatologjisë Klinike, kontrollit të nishaneve dhe diagnostikimit të kancerit të lëkurës, trajtimeve të avancuara me lazer dhe injeksionet e Botox apo filler.

Ne mund të jemi referenca juaj për çdo patologji të lëkurës, si dhe çdo shqetësim në lidhje me lekurën, flokët apo thonjtë tuaj.