Rejuvenation vs Prejuvenation

Ne dermatologjine estetike flasim shpesh per REJUVENATION, pra rigjenerimin e lekures, me ane te produkteve dhe trajtimeve te cilat ndihmojne ne eleminimin dhe zbehjen e shenjave te plakjes per te arritur nje pamje me te re.

Se fundmi, po flitet gjithnje e me shume per PREJUVENATION, pra parandalimin e shenjave te plakjes, dhe perkatesisht te rrudhave perpara se ato te krijohen.

Trajtimi me toksinen Botulinike A (Botox apo Dysport apo Jeuveau) eshte nje nga trajtimet me efikase per trajtimin dhe se fundmi edhe per parandalimin e rrudhave.

Sipas nje studimi te vitit 2006 ne dy binjake identike u vu re se njera nga motrat e cila trajtohej ne menyre periodike me Botox, pra 2- 3 here ne vit per nje periudhe 13 vjecare, nuk kishte rrudha ne zonen e ballit dhe ate midis vetullave. Ndersa binjakja tjeter e trajtuar minimalisht me Botox, perkatesisht dy trajtime ne total per te njejten periudhe kohore, rezultoi te kishte rrudha ne zonat e lartpermendura.

Trendi i ri ne dermatologjine estetike eshte fillimi i trajtimeve me heret dhe me shpesh, kur rrudhat nuk jane instaluar dhe ne doza minimale, per te evituar pamjen e ngrire apo si maske, pra duke relaksuar muskulaturen por pa e paralizuar ate.

Nen efektin e toksines Botulinike, mimika e shprehur relaksohet, duke i lene asaj kohen e duhur per tu “riedukuar”.