Në klinikën tonë kirurgjia e nishaneve me lazer kryhet në mënyrë të sigurtë dhe efektive pas kontrollit të hollësishëm me Dermatoskopi.
Trajtimi kryhet nën anestezi lokale dhe rikthimi në aktivitetin e përditshem është i menjëhershëm. Procesi i shërimit është i shpejtë dhe zgjat 7-14 ditë në varësi të zonës së trajtuar.
Pas trajtimit është i domosdoshëm evitimi i ekspozimit direkt në rrezet e diellit.
Shërimi ndodh pa lënë njolla apo shenja pas dhe në pjesën më të madhe të rasteve një seance e vetme është e mjaftueshme.
