BIOPSITË E LËKURËS

Biopsia e lëkurës është një procedurë e thjeshtë, e cila kryhet nën anestezi lokale, me qëllim diagnostikimin e sëmundjeve të lëkurës dhe si rrjedhojë trajtimin apo mjekimin specifik të tyre. 

Kur patologjia duhet të diferencohet nga sëmundje të ngjashme apo të konfirmohet një diagnoze e caktuar, jo detyrimisht kancer apo tumor i lëkurës, biopsia dhe kontrolli i saktë histo-patologjik është i qenësishëm.

Në klinikën tonë kjo procedurë kryhet me anë të bisturisë apo një instrumenti të vogël punch, i cili pret në mënyrë rrethore lëkurën dhe nënshtresat e saj për të arritur marrjen e mjaftueshme të mostrës për ekzaminim. Lëkura mund të suturohet ose jo në varësi të diametrit të bisturisë së përdorur dhe zonës së prekur.