KIRURGJIA E NISHANEVE

Pas kontrollit klinik dhe dermatoskopik nga mjeku dermatolog, disa nishane, të cilat kanë pësuar ndryshime duhet t’i nënshtrohen mikro-kirurgjisë nën anestezi lokale për të arritur trajtimin dhe në të njëjtën kohë edhe diagnostikimin sa më efikas të këtyre të fundit.

Procesi është i shkurtër dhe mund t’i riktheheni aktivitetit të përditshëm menjëherë pas ndërhyrjes mikro-kirurgjikale. Materiali i hequr, dërgohet për ekzaminim të hollësishëm histo-patologjik.