Trikoskopia është një metodë e re në diagnostikimin e rënies së flokut, në monitorimin e ecurisë së terapisë medikamentoze apo terapive me injeksione kortizoni, plazëm autologe (PRP) apo mezoterapi.
Ky ekzaminim i hollësishëm me anë të aparaturës së dermatoskopit shërben për të zmadhuar pamjen e lëkurës së kokës dhe flokun dhe kërkon eksperiencë në interpretimin e shenjave që evidenton. Në Tiare ky proces kryhet nga mjekja jonë dermatologe e specializuar në trikoskopi dhe trajtimin e rënies së flokut.
