Epilimi me lazer
Reduktimi permanent i qimeve të padëshiruara me lazer në kliniken ire realizohet me lazerin Candela GentleMax PRO, I cili është standarti I artë në epilimin e qimeve me lazer, duke u cilësuar si lazeri më I ire në botë.
Epilimi me lazer është mënyra më e mirë dhe më efektive në reduktimin permanent të qimeve të padëshiruara pothuajse nga të gjithë pjesët e trupit. Gjatë trajtimit drita e lazerit përthithet nga qimja, e cila e tejçon energjinë deri tek bulbi i saj, ku ndodhen edhe melanocitet, qelizat që i japin ngjyrë qimes dhe janë shënjestër për dritën e lazerit, duke i shkatërruar këto të fundit me energjinë e emëtuar.
Trajtimi i qimeve me lazer është trajtim selektiv pasi lazeri emëton dritë të fokusuar, e cila përthithet vetëm nga rrenja e qimes, duke mbrojtur në këtë mënyre lëkurën dhe strukturat përreth.
Epilimi i qimeve me lazer është një procedure mjekesore, jo kozmetike dhe si e tillë mund të ketë edhe komplikacione të ndryshme, deri në permanente. POR, ky trajtim është mjaft i sigurtë nëse kryhet dhe mbikqyret nga profesionistë të trajnuar dhe me eksperiencë. Në Tiaré procesi i epilimit me lazer ndiqet dhe mbikqyret rreptësisht nga doktoresha jonë, e cila ka 10 vite eksperiencë në trajtimet me lazer me aparaturat Candela, në parandalimin dhe trajtimin e komplikacioneve.
Numri i seancave të epilimit me lazer është i ndryshëm për çdo pacient dhe varet nga tipi i lëkurës dhe lloji i qimës; përgjithesisht nevojiten 4-6 seanca për të arritur rezultatin e dëshiruar. Nese kemi të pranishme një problematikë hormonale, epilimi me lazer është me pak efikas dhe nevojiten numër më i madh seancash, prandaj konsulta paraprake me mjekun dermatolog është shumë e rëndësishme.
Cilësia e aparaturës së përdorur për epilimin së bashku me eksperiencën e mjekut mbikqyrës janeëdy faktorët determinantë në përcaktimin e numrit dhe rezultatin e seancave të lazerit.
Para trajtimit duhet të mos kryejmë shkuljen e qimeve për 4-6 javë, periudhë gjatë së cilës mund të perdorim briskun apo kremin depilator, në mënyrë që ditën e epilimit me lazer qimja të jetë 1 mm e dukshme dhe të gjitha qimet dhe rrënjet të jenë të pranishme. Gjithashtu duhet të shmangim aplikimin e kremrave, locioneve, parfumeve apo deodoranteve para seancës së lazerit.
Ngjyra e lëkurës duhet të jetë natyrale, e pa nxirë, në momentin e aplikimit te lazerit.
Ndjesia e dhimbjes gjatë trajtimit është minimale, në saje të gazit kriogjen dhe ftohjes së inkorporuar, të cilat mundësojnë freskimin e lëkurës gjatë trajtimit me lazer. Në lëkurat e ndjeshme dhe zonat delikate aplikohet krem mpirës 30 minuta para procedurës, për të rritur komoditetin gjatë trajtimit.
Menjëherë pas trajtimit lëkura paraqitet e skuqur dhe e enjtur për 2-3 orë deri në 24 orë pas trajtimit. Gjatë kësaj kohe duhet të shmanget aplikimi I kimikateve, kremrave, deodorantëve apo parfumeve si dhe banjot me ujë të nxehtë apo saunat, përveç kremrave rigjenerues të lëkurës të përshkruar nga mjeku.
Ekspozimi direkt në diell duhet të shmanget 4 javë para dhe pas seancës së lazerit. Gjatë kësaj periudhe rekomandohet mbrojtja me krem dielli me faktor të lartë.
Zonat ku epilimi është më efikas janë këmbet, bikini, sqetullat, buza e sipërme, mjekra dhe parakrahet te femrat. Ndërsa zona e qafës, shpatullave, kraharori dhe kurrizi, si dhe abdomeni janë zonat më të preferuara për epilimin e qimeve me lazer tek meshkujt.
Trajtimi i kapilareve dhe njollave me lazer
Ne në Tiare’ kujdesemi që të fshijmë të gjitha shenjat e qëndrimit të pakujdesur në diell, si njollat e kraharorit apo të shpatullave dhe kurrizit, elementëve të pigmentuara në lëkurë, kapilarët në fytyre apo trup, duke përfshirë elementet vaskulare me ngjyrë të kuqe, blu apo jeshile. Trajtimi me lazer i njollave dhe shenjave ngjyrë kafe në lëkurë është një procedurë e shpejtë, me kohe minimale rikuperimi dhe rikthim të menjëhershëm në aktivitetin ditor.
Trajtimi i mykut të thoit me lazer
Onikomikoza apo myku i thoit kërkon një periudhë të gjatë trajtimi me medikamente orale. Në klinikën tonë ne jemi kujdesur t’ju sjellim trajtimin me lazer të mykut të thoit, për të reduktuar apo eleminuar terapinë me ilace. Aplikimi i lazerit rrit temperaturën poshtë thoit në nivele të papajtueshme me rritjen e mykut.
Për të patur thonj të pastër dhe të shëndetshëm nevojiten disa seanca trajtimi.
