TRAJTIMET E FYTYRËS

Trajtimet e fytyrës janë metoda më e thjeshtë dhe natyrale për të patur një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim.

TIARÉ signature treatment është trajtimi që mban vulën dhe eksperiencën e doktoreshës tonë, i cili konsiston në pastrimin e thellë të fytyrës nga brenda jashtë dhe aplikimin e substancave ushqyese dhe rigjeneruese të lëkurës, pa shpime apo injeksione.

Trajtimi i lëkurës me aparaturën Oxygeneo

Eshtë një trajtim i shpejtë dhe komod, i cili realizon pastrimin e thellë të lëkurës duke utilizuar fuqinë e oksigjenit, për të kryer oksigjenimin e lëkurës me anë të infuzionit të substancave eksfoliuese, ekstraktimit të lëkurës së vdekur dhe mbetjeve të lëkurës, e pasuar kjo nga aplikimi i serumeve ushqyese sipas tipit te lekures, për të arritur rigjenerimin dhe stimulimin e lëkurës pa e irrituar atë.

Trajtimi është i përshtatshëm për të gjithë llojet dhe tipet e lëkurës, deri në ato me të ndjeshmet.

Peeling kimik

Peeling kimik është një procedurë jo-invazive, e cila përmirëson pamjen e lëkurës, me anë të aplikimit të acideve në përqëndrime të ndryshme në lëkurë, për të eleminuar shtresat e sipërme të saj dhe për të nxitur zëvendësimin e tyre me qeliza të reja.

Substancat kimike aplikohen kryesisht në lëkurën e fytyrës, qafës, dekoltesë, duarve apo edhe në bark apo pjesë të tjera të trupit.

Substancat më të përdorura në klinikën cti janë acidi salicilik, acidi glikolik, acidi mandelik, acidi laktik, acidi trikloroacetik, acidi azelaic, acidi piruvik, formula Jessner apo fenoli, në përqëndrime të ndryshme, në varësi të llojit të lëkurës, patologjisë që duam të trajtojmë apo rezultatit që dëshirojmë të arrijmë.

Kryesisht përdoret tek aknet ctive, shenjat pas akneve, rigjenerimi I lëkurës, përmirësimi I teksturës, cilësisë dhe tonusit të lëkurës, për përmirësimin e njollave dhe rrudhave, duke I dhënë lëkurës pamje më të re dhe të shëndetshme.

Peeling TCA

Acidi trikloroacetik (ATC/TCA) është një substancë kimike me anë të së cilës krijohet një djegie e kontrolluar në lëkurë, në mënyrë homogjene, e cila mund të jetë sipërfaqësore, e mesme apo e thellë në varësi të përqëndrimit dhe numrit të shtresave të aplikuara; me qëllim kthimin pas të shenjave të fotoplakjes, për të trajtuar cicatricet apo shenjat në lëkurë pas akneve apo traumatizimeve, njollat në lëkurë si melazmën apo hiperpigmentimet postinflamatore dhe çrregullimet e tjera të pigmentit në lëkurë si dhe në trajtimin e strijeve.

Trajtimi me acidin trikloroacetik është një procedurë që kryhet vetëm nga specialiste të trajnuar dhe me eksperiencë në fushën e peeling-ut dhe shpeshherë mund të kombinohet së bashku me trajtimin me lazer të fraksionuar apo dermoabrazionin.

Biorevitalizimi i lëkurës pa injeksione

Biorevitalizimi është stimulimi i dermës, shtresës mbështetëse të lëkurës, pa qenë i nevojshëm eksfoliimi apo rjepja e epidermës, shtresës së sipërme të lëkurës, duke shmangur edhe injeksionet apo shpimet në lëkurë. Ky është një trajtim mjaft i preferuar përgjatë gjithë vitit sidomos në stinën e verës, sepse nuk shkakton rjepje, skuqje apo ndjeshmëri ndaj rrezeve të diellit. Aplikohet në lëkurat mature, të lëshuara, shenjat e akneve, strijet dhe siguron rigjenerimin e lëkurës si në fytyrë, qafë dhe dekolte ashtu edhe në trup, në pjesën e brendshme të krahëve dhe kofshëve, duke rritur tonusin e lëkurës dhe duke nxitur rigjenerimin e saj nga brenda jashtë.

Peeling me Fenol

Fenol është një substancë anestetike, e cila përdoret për të stimuluar dermën papillare dhe atë retikulare në mënyrë efektive dhe të sigurt, duke mundësuar djegien e shtresave të sipërme dhe të mesme të lëkurës për të arritur eleminimin e rrudhave.

Ky lloj peeling kërkon një periudhe më të gjatë rikuperimi, por ka efekt dramatik në përmirësimin e rrudhave statike, sidomos në rrudhat rreth syve apo gojës, të cilat janë rezistente ndaj trajtimeve të tjera.

Aplikimi i fenolit me përqëndrim të lartë në dermatologji, është proces që kërkon eksperiencë dhe njohuri shumë të mira në fushën e peeling-ut.

Doktoresha jonë është e para që ka realizuar në Shqipëri trajtimin me fenol në përqëndrime të larta, pra trajtimin peeling të thellë, duke arritur rezultate optimale në blefaroplastikën kimike dhe rimodelimin 3-Dimensional të fytyrës me rezultat lifting.

Glowtox

Kjo procedure njihet ndryshe si Botox facial – trajtim fytyrë me Botox, sepse konsiston në aplikimin e koktejleve ushqyese dhe rigjeneruese të vitaminave apo plazmës autologe (PRP), të kombinuara me doza të vogla të toksinës botulinike A apo Botox, jo të injektuara në muskujt individualë për efekt relaksimi të tyre, sesa për aplikim sipërfaqësor me anë të mikroageve të floririt apo paisjes goldstamp për të arritur kontraktimin e muskujve të vegjël të dermës dhe tonifikimin e poreve.

Është trajtimi i duhur para çdo eventi për një pamje dhe shkëlqim rrezatues. Procedura zgjat vetëm 30 minuta.